Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve

    Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror në Universitetin e Nikolaj Kopernikut në Torunj të Polonisë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

    Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master (2 bursa 5 mujore), për semestrin veror

    Bursat përfshijnë:

    -Kompensimin mujor (750 EUR në muaj)
    -Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

    Rekomandohen fuqishëm studentët e Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe BA dhe MA si dhe studentët e Ballkanistikës BA, iniciatori marrëveshjes është Departamenti Balkan Studies (http://www.fil.umk.pl/en/kat_2,62,107,118_Balkan_Studies.html) dhe ai i Gjuhës shqipe.Learning-Agreement-(1).docx


    Nivelet e mobilitetit për studentë:

    Bachelor, Master, (studentët duhet të jenë të regjistruar në një nga programet e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA).

    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pranë Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

    Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
    - Certifikata e notave/Transkripta 
    - CV (në gjuhën angleze)
    - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
    - Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
    - Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
    - Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
    - Certifikata e gjuhës angleze
    -   Learning Agreement

    Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm pjesën e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit) Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Nicolaus  lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Prishtinës.) Pasi të  plotësohet dokumenti “Learning Agreement’’ te kfusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe përfaqësuesi nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, përkatësisht nga Prodekani për çështje mësimor.

    Për  programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i gjuhës angleze.

    Afati për aplikim për semestrin veror është: 25 shtator 2017

    Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Universitetin e Nicolaus Copernicus janë: https://www.umk.pl/en/erasmus/

    Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën angleze. Dokumentet me titull "University of Nicolaus Copernicus Application"  duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected] , [email protected] .

    Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.

    Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Fakultetin e Filologjisë dhe në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

     

     

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
28293031123
456 7 8910
1112 1314 1516 17
1819 2021222324
2526272829301
2345678